Dita Botërore e Leximit me Zë të Lartë
Dita e Poezisë
Dita e Poezisë
22.03.2024 | 15:13
Organizuar nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe
Vizitë në bibliotekë
Vizitë në bibliotekë
23.02.2024 | 12:22
Sot, institucionin e bibliotekës e vizitoj znj. Sibel Halimi, drejtore e Drejtorisë së Kulturës të
Java e Bibliotekës në Kosovë
Java e Bibliotekës në Kosovë
26.05.2023 | 11:04
Në kuadër të Javës së Bibliotekës, në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" u zhvillua aktiviteti
Hapja e ekspozitës
Hapja e ekspozitës
26.05.2023 | 09:20
Me rastin e Javës së Bibliotekës në Kosovë, në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të
23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
25.04.2023 | 08:35
Për nder të 23 prillit - Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit, në bibliotekën “Hivzi
Regjistrim falas në bibliotekë
Regjistrim falas në bibliotekë
31.05.2022 | 15:02
Për nder të 1 qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” –
Dita Botërore e Leximit me Zë të Lartë
02.03.2017 | 10:11
Në Bibliotekën "Përkujtimore" u mbajt Dita Botërore e Leximit me Zë të Lartë.
Dita Botërore e Leximit me Zë të Lartë është një ditë ndërgjegjësimi që evokon për shkrim-lexim si një e drejtë që i përket të gjithë njerëzve, dhe festohet në gjithë botën çdo vit në të mërkurën e parë të muajit Mars. Dita Botërore e Leximit me Zë të Lartë motivon fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në mbarë botën për të festuar fuqinë e fjalëve, veçanërisht ato fjalë që janë të përbashkëta nga një person në tjetrin.
Duke ngritur zërin tonë së bashku në këtë ditë, ne u tregojmë fëmijëve në të gjithë botën që ne mbështesim të ardhmen e tyre; se ata kanë të drejtë për të lexuar, për të shkruar, dhe për të ndarë/shpreh fjalët e tyre për të ndryshuar botën.
Mësimdhënësja nga shkolla fillore “Gjergj Fishta”, Znj. Maliqe Syla sot ka zgjedhur ambientin e bibliotekës për të zhvilluar një ore leximi ne ambientin e bibliotekës. Dhe, kjo nuk ishte një rastësi, ajo ka ardhur me nxënësit për te shënuar Ditën Botërore te Leximit me Zë të Lartë në ambientin e “Bibliotekës Përkujtimore”. Pasi  fëmijët zgjidhen dhe lexuan librat e tyre të preferuar, ne vazhdim  të këtij aktiviteti  është zhvilluar biseda për tregimin e lexuar, ku kemi biseduar për veprimet e mira dhe jo të mira të personazheve në tregim.
Vajzat e grupit letrare sot lexuan  esetë e shkruar nga ato vetë. Disa lexime janë përcjell me tinguj e bukur të pianos. Vajzat si zakonisht krijuan   ambiente te mrekullueshëm me leximet e tyre. 
Aktivitetin e leximit  e përmbyllëm me urimin - Te kemi sa më shumë lexime nga fëmijët.
 
 
 
 
 
List of videos