Dita Botërore e Librit për Fëmijë
Dita e Poezisë
Dita e Poezisë
22.03.2024 | 15:13
Organizuar nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe
Vizitë në bibliotekë
Vizitë në bibliotekë
23.02.2024 | 12:22
Sot, institucionin e bibliotekës e vizitoj znj. Sibel Halimi, drejtore e Drejtorisë së Kulturës të
Java e Bibliotekës në Kosovë
Java e Bibliotekës në Kosovë
26.05.2023 | 11:04
Në kuadër të Javës së Bibliotekës, në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" u zhvillua aktiviteti
Hapja e ekspozitës
Hapja e ekspozitës
26.05.2023 | 09:20
Me rastin e Javës së Bibliotekës në Kosovë, në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të
23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
25.04.2023 | 08:35
Për nder të 23 prillit - Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit, në bibliotekën “Hivzi
Regjistrim falas në bibliotekë
Regjistrim falas në bibliotekë
31.05.2022 | 15:02
Për nder të 1 qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” –
Dita Botërore e Librit për Fëmijë
05.04.2019 | 09:22
Aktivitetet e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”-Prishtinë në bashkëpunim me OJQ ETEA.
Të vegjël e të rinj, të rritur e të moshuar, më 2 prill, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, u bënë bashkë për t’i thurr lavdet e merituara librit dhe për të përçuar mesazhet rreth ndikimit që ka libri mbi individin dhe shoqërinë, kështu duke bërë thirrje për më shumë lexime...
Drejtori i organizatës "ETEA", Agon Ahmeti, në një fjalim të shkurtër para pjesëmarrësve, theksoi se “deri vonë "ETEA" ka punuar dhe iu ka bërë thirrje prindërve që të lexojnë dhe kështu të bëhen model për fëmijët e tyre, pasi fëmijët imitojnë të rriturit; ndërsa tash e tutje duket se është e nevojshme që t’iu drejtohemi fëmijëve dhe t’iu themi, lexoni që t’iu shohin prindërit duke lexuar, e kështu me gjasë do të fillojnë të lexojnë edhe të rriturit.” Në të njejten linjë ishte edhe drejtori i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Munish Hyseni, me ç’rast përveç fëmijëve ai iu bëri thirrje edhe të rriturve që të lexojnë më shumë.
Përveç fjalimeve e leximeve të shkrimtarëve të rinj e të rritur, dhe fjalimeve të drejtuesve të institucioneve kulturore e arsimore, në këtë ditë u bë edhe përzgjedhja e tri eseve më të mira dedikuar librit, të shkruara nga fëmijët e Komunës së Prishtinës, autorë të të cilave ishin Anduena Shasivari, Earta Pireva dhe Aorsa Krasniqi; tutje u promovua libri dedikuar librit me titullin “Ndriquesi i jetës”; u promovua krijimtaria e shkrimtarës se re për femijë Erinë Rrahmani, dhe prej këtu Karvani i Shkrimtareve për Fëmijë nisi rrugëtimin e tij për të dërguar librin te të gjithë fëmijët e Kosovës.
 
 
List of videos