Nxënësit e shkollës “Xhemail Mustafa”, të shoqëruar nga mësueset e tyre dhe në mënyrë të organizuar, vizituan sot objektin e ri të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”. Ata u njoftuan pë së afërmi me fondin e librave për fëmijë, me hapsirat e rehatshme për lexim dhe aktivitete të ndryshme që do të organizohen me lexuesit e vegjël dhe për mënyrën e regjistrimit dhe huazimit të librit.
Mësueset e shkollës “Xhemail Mustafa”premtuan se do të bashkëpunojnë me bibliotekën përmes aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të krijimit të shprehive dhe shkathtësive të leximit tek fëmijët.