“Kosovë – zemra ime”
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
07.04.2025 | 08:24
“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
07.04.2025 | 08:13
21 marsi – Dita Botërore e Poezisë, gjatë gjithë javës mblodhi aktivitete në bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
07.04.2025 | 08:00
E titulluar sipas vargut të poetes Fehime Selimi "Fjala ime ka etje"- 7 marsin – Ditën e mësuesit,
Poezia na Kosovoi
Poezia na Kosovoi
18.02.2025 | 10:03
Ishin zgjedhur autorët e të gjitha trevave të Kosovës, moshave e drejtimeve të ndryshme poetike e
“Kosovë – zemra ime”
“Kosovë – zemra ime”
18.02.2025 | 09:50
Më 13 shkurt 2025, u organizua shkrimi më i bukur e kreativ me temën “Kosovë – zemra ime”. Kësaj
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
20.01.2025 | 09:34
Një prej ditëve të bekuara në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" në Prishtinë; donacione librash nga
“Kosovë – zemra ime”
18.02.2025 | 09:50
Më 13 shkurt 2025, u organizua shkrimi më i bukur e kreativ me temën “Kosovë – zemra ime”. Kësaj gare iu nënshtruan nxënësit më të mirë të shkollave të Prishtinës me rrethinë. Organizuar nga biblioteka e qytetit “Hivzi Sulejmani”, për herë të parë nxënësit me prirje të veçanta kreative të klasëve VI-IX drejtëpërsëdrejti shfaqën dijet dhe talentin e tyre.
 
Shkollat kanë qenë të njoftuar kohë më parë nga Drejtoria për Arsim dhe vet biblioteka jonë për këtë ngjarje, i kanë përzgjedhur nga dy nxënës, kurse për temën janë njoftuar me të arritur në bibliotekë.
 
Pas përfundimit të garës, juria do të lexojë punimet të cilat do të botohen në një libër dhe do të vlerësojë tri punimet më të mira të cilat do të ndahen në Ditën e çlirimit të Prishtinës. 
 
“Fondacioni Agim Lluka” e mbështet botimin e librit si dhe vlerën e çmimit (librat). 
 
Para dhe gjatë garës, fëmijët kanë marrë nga një shujtë ushqimore dhe ujë nga “Buka Bakery” dhe Meridian Expres.
 
Shpresojmë të lexojmë krijime të bukura nga këta nxënës të talentuar!
 
 
List of videos