23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
07.04.2025 | 08:24
“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
07.04.2025 | 08:13
21 marsi – Dita Botërore e Poezisë, gjatë gjithë javës mblodhi aktivitete në bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
07.04.2025 | 08:00
E titulluar sipas vargut të poetes Fehime Selimi "Fjala ime ka etje"- 7 marsin – Ditën e mësuesit,
Poezia na Kosovoi
Poezia na Kosovoi
18.02.2025 | 10:03
Ishin zgjedhur autorët e të gjitha trevave të Kosovës, moshave e drejtimeve të ndryshme poetike e
“Kosovë – zemra ime”
“Kosovë – zemra ime”
18.02.2025 | 09:50
Më 13 shkurt 2025, u organizua shkrimi më i bukur e kreativ me temën “Kosovë – zemra ime”. Kësaj
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
20.01.2025 | 09:34
Një prej ditëve të bekuara në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" në Prishtinë; donacione librash nga
23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
25.04.2023 | 08:35
Për nder të 23 prillit - Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit, sot, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës, u mbajt aktivitet në shënim të kësaj dite. 
Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i bibliotekës, z. Munish Hyseni, u shpreh se, ideja për Ditën Botërore të Librit ka lindur në Spanjë, në zonën e Katalonjës. Atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Më 15 nëntor të vitit 1995, pasi u morën në konsideratë faktet se, libri ka qenë mjeti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe se, kjo datë shënon lindjen dhe vdekjen e shkrimtarëve të mëdhenjë të letrave të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e letërsisë botërore, në nderim të tyre, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s zgjodhi pikërisht  23 prillin si, Dita Botërore e Librit, për t’i bërë homazh librit dhe autorëve të tij.
Këtë aktivitet me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Agon Ahmeti, drejtor i OJQ “ETEA.   
Në vazhdim të aktivitetit u shpallën lexuesit më të dalluar të bibliotekës për moshat e rritura, për vitin 2022/23. Përpos mirënjohjeve, në shenjë nderimi atyre iu dhuruan edhe nga dy ekzemplarë librash. 
Lexuesit e dalluar për vitin 2022/23 janë ;
Edona Rexha – studente e fizikës
Ermal Duraku – student i mjekësisë
Hadije Gashi – nxënëse e klasës së dhjetë. 
Në fjalën e tyre, Edona, Ermali dhe Hadija, falenderuan institucionin e bibliotekës për mirënjohje dhe përzgjedhjen e tyre si lexuesit më të dalluar dhe në fund u zhvillua një diskutim për mesazhin e qartë që jep libri dhe leximi në përgjithësi. 
 
 
 
List of videos