Dita Botërore e Shkrim Leximit
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
07.04.2025 | 08:24
“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
07.04.2025 | 08:13
21 marsi – Dita Botërore e Poezisë, gjatë gjithë javës mblodhi aktivitete në bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
07.04.2025 | 08:00
E titulluar sipas vargut të poetes Fehime Selimi "Fjala ime ka etje"- 7 marsin – Ditën e mësuesit,
Poezia na Kosovoi
Poezia na Kosovoi
18.02.2025 | 10:03
Ishin zgjedhur autorët e të gjitha trevave të Kosovës, moshave e drejtimeve të ndryshme poetike e
“Kosovë – zemra ime”
“Kosovë – zemra ime”
18.02.2025 | 09:50
Më 13 shkurt 2025, u organizua shkrimi më i bukur e kreativ me temën “Kosovë – zemra ime”. Kësaj
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
20.01.2025 | 09:34
Një prej ditëve të bekuara në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" në Prishtinë; donacione librash nga
Dita Botërore e Shkrim Leximit
17.09.2024 | 12:49
Pas pushimeve verore, kanë filluar veprimtaritë leximore me lexuesit e vegjël edhe në degën/qendër në bibliotekën ”Hivzi Sulejmani”. Me këtë rast, pikërisht në sektorin e fëmijëve e shenuam Ditën Ndërkombëtare të shkrim leximit. 
 
Kjo ditë shënohet çdo vit më 8 shtator nga viti 1967 dhe ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e shkrim –leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë, për t’i kujtuar publikut rëndësinë e shkrim leximit si çështje dinjiteti dhe e të drejtave të njeriut. 
 
Ne si institucion kulturor dhe arsimor e shënojmë këtë ditë për herë të parë, me qëllim të avancimit të shkrim leximit dhe krijimit të kulturës së leximit drejt një shoqërie më të arsimuar. Për rëndësinë e shkrim –leximit ju folën bibliotekistet tona: Minirja, Antigona dhe Fikrija duke lexuar dhe komentuar pjesë nga tradita e letërsisë sonë për fëmijë.
 
Nxënësit e shkollës “Dardania” dhe të prirë nga mësuesja Elenë Stublla, diskutuan dhe shtruan pyetje e dhanë përgjegje bashkë me bibliotekistet tona për rëndësinë dhe rolin që ka shkrim leximi në shoqëri. 
 
Fëmijët treguan interesim, për librin dhe për tituj të rinj të librave që posedon biblioteka. Shumica prej tyre janë vizitorë të rregullt të bibliotekës sonë.
 
 
List of videos