KUJTESË PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI
Frankofofonia kulturore në "Hivzi Sulejmani"
Frankofofonia kulturore në "Hivzi Sulejmani"
17.09.2024 | 01:19
Për bashkëpunim të mëtejmë në fushën e letërsisë, të kulturës dhe organizimeve të përbashkëta, u
Përurohen veprat e Sami Pirajt
Përurohen veprat e Sami Pirajt
17.09.2024 | 12:56
Pas përvojës së gjatë me gazetarinë e kulturës e me teks të veçantë atë të muzikologjisë jo vetëm
Dita Botërore e Shkrim Leximit
Dita Botërore e Shkrim Leximit
17.09.2024 | 12:49
Pas pushimeve verore, kanë filluar veprimtaritë leximore me lexuesit e vegjël edhe në degën/qendër
Nëna Terezë
Nëna Terezë
17.09.2024 | 12:41
Në bibliotekën “Hivzi Sulejmani“, në prani të adhuruesëve të veprës dhe teksteve për humanisten
Promovim i dy librave
Promovim i dy librave
17.09.2024 | 12:32
Në sallën e madhe të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, u promovuan dy libra të autorit
KUJTESË PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI
KUJTESË PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI
31.07.2024 | 01:07
Për të shënuar 25 vjetorin e ikjes në amshim të shkrimtarit shumë të dashur për fëmijë Ymer Elshani,
KUJTESË PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI
31.07.2024 | 01:07
Për të shënuar 25 vjetorin e ikjes në amshim të shkrimtarit shumë të dashur për fëmijë Ymer Elshani, ishin mbledhur në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, krijues, lexues dhe familjarë të shkrimtarit. Në bashkëpunim me organizatën “ETEA”, sot kjo ngjarje kulturore u shënua edhe si promovim të librave të botuara këtë vit, nga trashëgimia letrare e Elshanit. E ideuar me sintagmën “Kujtesë për shkrimtarin e librave për fëmijë, kushtuar Ymer Elshanit”, ngjarja filloi me zërat fëmijëror të Tron Gashit dhe Iris Rrecajt të cilët deklamuan pjesë nga krijimtaria e shkrimtarit. 
 
Në tribunën letrare të kësaj ngjarje, shkrimtari Nazmi Rrahmani, në cilësinë e botuesit (shtëpia botuese “Faik Konica”) në të cilën janë edituar këtë vit përmbledhje e katër veprave të zgjedhura të Elshanit (poezi, tregime dhe dy romane), pasi lexoj pjesë nga biografia e autorit, tha se veprimtaria letrare e Ymer Elshanit edhe pse e këputur me dhunë në gjysmën e jetës së tij është e mjaftueshme që autori të çmohet dhe të vlerësohet dhe të bëjë pjesë ne mesin e autorëve kryesor, sidomos të atyre letrare shqipe për fëmijë dhe të rinj, jo vetëm në Kosovë, por përgjithësisht në letërsinë shqipe.
 
Ndërsa, studiuesi i letërsisë për fëmijë dhe profesori universitar Dr. Xhevat Syla, foli për fillimet e hershme të Ymer Elshanit në letërsinë për fëmijë. Ai tha se Ymer Elshani ishte njëri prej shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe për fëmijë. Fillimet i ka të hershme. Vjershën e parë e ka të botuar përgjatë vitit 1959, kurse librin e parë “Anija e miqësisë” më. 1967. 
 
“Veprat e Ymer Elshanit janë të dalluara dhe është i pari i cili në librat për fëmijë i ka futur elementet fantastike. Ymer Elshani i takon brezit të dytë, i cili e qoj edhe më tutje letërsinë shqipe për fëmijë, nga ata të brezit të parë”. Syla, si autor i monografisë “Universi i mirësisë” kushtuar jetës dhe veprës së Ymer Elshanit, foli për risitë që solli ky autor në fushën e letërsisë shqipe për fëmijë, sidomos në fushën e tregimit. 
 
Për figurën letrare të Elshanit, foli edhe drejtoresha e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” Naime Beqiraj, e cila duke qenë edhe një kohë ligjeruese universitare e letërsisë për fëmijë, shkoqiti intersimin e studentëve për këtë autor. “Libri i parë i Ymer Elshanit quhej ‘Anija e miqësisë’. Kanë kaluar 57 vjet nga ajo ditë dhe anijet e miqësisë së krijimtarisë së Elshanit nuk kanë të numëruar. Edhe ne që jemi mbledhur sot këtu, jemi vetëm disa prej tyre. Ato anije vazhdojnë të lundrojnë ngadalë e plot shije me lexues të brezave të tjerë”. 
Mjaft emocionuese ishte biseda në skenë me të bijën e vetme të mbijetuar nga rënja e familjes Elshani, e cila solli kujtime të vyera dhe shkoqiti biseda me të atin e po ashtu falenderoi institucionin e bibliotekës dhe ETEA-n për organizimin e kësaj ngjarje. “Veprat e Ymer Elshanit, sa herë që vij nga SHBA, shoh që shpërfaqin interesim nga lexuesit, së fundi edhe me këto botime nga “Faik Konica” dhe “Armagedoni””, duke u zotuar që për to ka interesim të publikohen edhe në gjuhë të tjera. 
 
Në këtë ngjarje, interpretoi pjesë muzikore nga tradita e baladave shqipe Driton Gashi, ndërsa krijues dhe lexues këmbyen libra autorialë. 
 
Ymer Elshani, u vra më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.
 
Veprat e botuara të Ymer Elshanit: 
Anija e miqësisë (1967), 
Çka ëndërrojnë lulet (1971) - poezi, 
Ndodhitë e Hundkarotës (1971) - roman, Loti udhëtar (1972) - tregime, Ishulli i lumturisë (1973) - tregime, 
Aventurat mbi trotinetin e vjetër (1975) - roman, 
Guri i çmueshëm (1977) - tregime, 
Unaza magjike (1980) - poezi, 
Plaku me violinë (1984) - tregime, 
Kalorësi i bardhë (1987) - poemë, 
Përjetimet e Bardhoshit (1989) - tregime, 
 
Botimet në dorëshkrim që falë vëllaut të tij, shokëve dhe krijuesve u botuan pas vdekjes së tij: 
Ylli ëndërrimtar (2000) - poezi, 
Vajza e diellit (2000) - tregime, 
Njohja e tri mave (2000) - tregime, 
Përralla për ylberin (2000) - poemë, 
Gjeli i kuq (2000) - zgjedhje tregimesh, 
Zogu i lirisë (2001) - poezi, 
Le të vijë në Sharr pranvera (2002) - poemë për fëmijë, 
Gjelastreni mendjelehtë (2003) - poezi, 
Flokargjenta (2004) - përmbledhje tregimesh, 
Udhëtimet e Xhuxhimaxhuxhit (2008) - roman.
 
 
List of videos