Ishin zgjedhur autorët e të gjitha trevave të Kosovës, moshave e drejtimeve të ndryshme poetike e për tu bërë bashkë për të deklamuar dhe shijuar poezi të shkruara së voni por edhe dekada më parë. Së paku, kështu shpreheshin poetët – mysafirë të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë.
Të rritur me dashurinë për librin e bibliotekën, të gjithë mirëpritën festën tonë që në një takim letrar me poezi, e para mikrofonit - aty këtu ndonjë intervistë, pakës humor e ndonjë dolli me verë, krijues e bibliotekistë të shenjonim 17 shkurtin në Ditën e të dashuruarve – 14 shkurtin.
Nga një poezi për Kosovën, tjetrën për dashurinë, vargjet e tyre i deklamuan poetët: Sali Bashota, Binak Kelmendi, Sibel Halimi, Ndue Ukaj, Leonora Lokaj, Naxhije Kastrati, Jeton Kelmendi, Xhemil Bytyçi, Naime Beqiraj dhe Hajriz Sejdiu.