Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë
Dita e Poezisë
Dita e Poezisë
22.03.2024 | 15:13
Organizuar nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe
Vizitë në bibliotekë
Vizitë në bibliotekë
23.02.2024 | 12:22
Sot, institucionin e bibliotekës e vizitoj znj. Sibel Halimi, drejtore e Drejtorisë së Kulturës të
Java e Bibliotekës në Kosovë
Java e Bibliotekës në Kosovë
26.05.2023 | 11:04
Në kuadër të Javës së Bibliotekës, në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" u zhvillua aktiviteti
Hapja e ekspozitës
Hapja e ekspozitës
26.05.2023 | 09:20
Me rastin e Javës së Bibliotekës në Kosovë, në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të
23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
23 PRILL - DITA BOTËRORE E LIBRIT
25.04.2023 | 08:35
Për nder të 23 prillit - Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit, në bibliotekën “Hivzi
Regjistrim falas në bibliotekë
Regjistrim falas në bibliotekë
31.05.2022 | 15:02
Për nder të 1 qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” –
Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë
26.03.2019 | 01:49
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe organizata “ETEA” si gjithmonë bëhen bashkë për t’i shënuar ngjarjet kulturore botërore që i dedikohen librit dhe kulturës së leximit.
Kësaj radhe, me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, organizojmë manifestimin qendror me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj.
Fëmijë të dashur – merrni prindërit për dore – dhe ejani të festojmë së bashku për librin dhe diturinë – në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” (Lagja Dardania, Prishtinë), më 2 prill 2019 duke filluar nga ora 12:00.
Disa nga aktivitetet që do të organizohen në kuadër të këtij manifestimi janë, si në vijim: 
- Leximi i mesazhit “Librat na qetësojnë” sponsoruar nga Lituania, përkthyer në gjuhë shqipe nga Selda Safqiu;
- Lexime të veprave letrare nga autorët e Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë;
- Promovimi i Erinë Rrahmani, shkrimtare për fëmijë;
- Shpallja e tri eseve më të mira të fëmijëve nga juria profesionale e përbërë prej tre shkrimtarëve për fëmijë;
- Leximi i tri eseve fituese para audiencës;
- Botimi i librit “Ndriquesi i jetës” me ese të fëmijëve dhe shpërndarja e tij nëpër shkollat e Prishtinës; 
- Koktej rasti, etj.
 
 
 
List of videos