Për Ne
Për Ne
02.06.2016 | 12:40
 MISIONI I BIBLIOTEKËS
 
Biblioteka e qytetit të Prishtinës është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon, pasuron, përpunon, mirëmban dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura dhe t’ ua vërë në dispozicion shfrytëzuesve për t’i lexuar, hulumtuar e studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme;
 
  • Ofron qasje në materialin bibliotekar për të gjithë përdoruesit e qytetit të Prishtinës me rrethinë, pavarësisht nga raca, kombësia, gjinia, mosha, besimi fetar, gjuha, paaftësitë fizike dhe informon e ndihmon ata në përdorimin e gjetjen e tyre;
  • Bashkëpunon me bibliotekat në vend dhe jashtë vendit;
  • Organizon aktivitete kulturore dhe edukative në ambientet e saj siç janë : ekspozita të librit,  promovime, botime, tribuna, takime me krijues, orë letrare dhe veprimtari tjera;
  • Bashkëpunon me institucionet kulturore, shtëpitë botuese, shkollat dhe me komunitetin me qëllim të nxitjes së interesimit për librin dhe  të mësuarit gjatë gjithë jetës.