Dita Ndërkombëtare e Vajzave
Shkolla "Elena Gjika"
Shkolla "Elena Gjika"
25.10.2024 | 11:08
Edhe këtë javë po vazhdon interesimi i shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve të kryeqytetit për ta
Shkolla "Mehmet Gjevori"
Shkolla "Mehmet Gjevori"
25.10.2024 | 10:51
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” u vizitua nga nxënësit e klasave të gjashta të shkollës fillore
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
25.10.2024 | 10:30
Njëra nga shprehjet “Vajzat janë kujtimet e lumtura të së shkuarës, kujtimet e gëzueshme të së
Biblioteka në fshatin Llukar
Biblioteka në fshatin Llukar
25.10.2024 | 10:17
Në një atmosferë solemne në mes performansash muzikore e artistike, në fshatin Llukar të Prishtinës,
Panairi i librit për fëmijë
Panairi i librit për fëmijë
25.10.2024 | 10:07
Qindra fëmijë kanë përformuar, kanë blerë libra, janë regjistruar falas në tendën e bibliotekës
Zëri i Poeteshave
Zëri i Poeteshave
23.10.2024 | 13:46
“Zëri i poeteshave: solidaritet dhe fuqizim përmes poezisë” ishte titulluar tribuna që kishte
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
25.10.2024 | 10:30
Njëra nga shprehjet “Vajzat janë kujtimet e lumtura të së shkuarës, kujtimet e gëzueshme të së tashmes dhe shpresa e premtimi i të ardhmes” na sjell në rikujtesë ato thënjet e bukura nga shpirti që u kushtohen vajzave. 
 
Duke pasë parasysh se në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës dhe në të gjitha degët e saj, lexueset më të pasionuara janë vajzat, ne sivjet e shënuam në mënyrë të veçantë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës – Vajzë. 
 
Koleget tona biblioteksti Bukurije Demolli dhe Fikrie Halili e kishin përzgjedhur ambientin e rrallë të degës “Përkujtimore” në Taukbahçe, aty ku shërben kolegia Afërdita Pacolli, për këtë 11 tetor në shenjë të ditës së vajzave të vogla dhe të drejtave të tyre. Duke e shënjuar këtë ditë bashkërisht me vajzat pjesëmarrëse të shkollës “Gjergj Fishta” – lexuese të bibliotekës, u realizua një aktivitet me qëllim që të promovohet fuqizimi i vajzave dhe respektimin e të drejtave të tyre në edukim, familje, në kujdesin shëndetësor dhe të mbrohen nga dhuna dhe abuzimi i çdo lloji. Nxënëset, të ndara në dy grupe punuan temat: “Një rrëfim jete” dhe “Të bashkura e sfidojmë të keqen” ndërsa grupi tjetër i vajzave mesazhet e tyre i shpalosen përmes vizatimit. Motoja e këtij aktiviteti ishte që të japim mesazhin se fëmijëria e fëmijës vajzë është shumë e brishtë dhe ne duhet t’i respektojmë të drejta e tyre.  
 
Organizata e Kombeve të Bashkuara11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave të vogla dhe nga viti 2012 e kishte si temë ndalimin e martesave të fëmijëve. Kjo ditë i dedikohet zërit të vajzave të vogla, dhe ka për synim përveç barazisë edhe vetëdijesimit për të drejtat e tyre që të shpërfaq dhe të adresojë nevojat dhe sfidat me të cilat përballen vajzat duke promovuar njëkohësisht fuqizimin e vajzave dhe respektimin e drejtave të tyre.
 
 
 
 
List of videos