Nëna Terezë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
07.04.2025 | 08:24
“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
07.04.2025 | 08:13
21 marsi – Dita Botërore e Poezisë, gjatë gjithë javës mblodhi aktivitete në bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
07.04.2025 | 08:00
E titulluar sipas vargut të poetes Fehime Selimi "Fjala ime ka etje"- 7 marsin – Ditën e mësuesit,
Poezia na Kosovoi
Poezia na Kosovoi
18.02.2025 | 10:03
Ishin zgjedhur autorët e të gjitha trevave të Kosovës, moshave e drejtimeve të ndryshme poetike e
“Kosovë – zemra ime”
“Kosovë – zemra ime”
18.02.2025 | 09:50
Më 13 shkurt 2025, u organizua shkrimi më i bukur e kreativ me temën “Kosovë – zemra ime”. Kësaj
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
20.01.2025 | 09:34
Një prej ditëve të bekuara në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" në Prishtinë; donacione librash nga
Nëna Terezë
17.09.2024 | 12:41
Në bibliotekën “Hivzi Sulejmani“, në prani të adhuruesëve të veprës dhe teksteve për humanisten Nënë Tereze, në kuadër të manifestmit tradicional kulturor – shkencor ”Drita e Gonxhës “ që organizohet në shenjë të 114 vjetorit të lindjes (26 gusht) dhe 27 vjetorit të vdekjes (5 shtator) nga ana e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe bibliotekës “Hivzi Sulejmani” u promovuan librat: “Porositë e Shën Nënës Terezës për ne”, e autorit Dom Lish Gjergji, ”Gjon Antoni, një margaritar kujtese për Shkupin e rinisë” e autorëve Skender Asani , Emin Azemi, Albert Ramaj, “Si dhe pse lindi Departamenti për studimne trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze”, e autorëve Anton Nikë Berisha dhe Skender Asani si dhe numri i tretë i revistës “Drita e Gonxhës”. 
 
Drejtoresha e bibliotekës Naime Beqiraj, duke ju drejtuar të pranishmëve foli për frymëzimtarinë e figurës së Nënës Tereze. 
 
Kurse drejtoresha për Kulturë e Komunës së Prishtinës Sibel Halimi u ndal te forca e dashurisë dhe sa e rëndësishme është empatia për njeriun. “Në një kohë, kur bota po zë n'thua dhe po e humbë arsyen, mendimi për Nënën Terezë na rikthen në rrugën e paqes dhe të drejtës si vlerat më sublime të shoqërisë sonë. Ajo ishte një luftëtare e vërtetë për njerëzit e braktisur nga atdhetë, fetë dhe kombet e tyre. Me punën dhe veprën e saj, frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën”, shkoqiti znj. Halimi.
 
Për librat që u promovuan folën Don Lush Gjergji dhe Emin Azemi. “E veçanta e këtyre titujve, është sepse secili prej tyre ngërthen nga një fabulë dhe përmbajtje të veçantë, me ngjarje e protagonistë gjithashtu të veçantë. Ndërkaq e përbashkëta e këtyre botimeve është sepse të gjitha kanë një kryepersonazh në qendër, Gonxhe Bojaxhiun – Nënën Tereze, e cila ka intriguar vëmendjen e autorëve, me famën dhe bëmat e saj. Kryeredaktori i revistës “Drita e Gonxhës”, publicisti Emin Azemiu ndal tek rëndësia e kësaj reviste me shkoqitjen tematike e përmbajtësore  të saj. Në vazhdim ai paraqiti edhe disa vlerësime  edhe për librin “Si dhe pse lindi Departamenti për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze”, kurse Dom Lush Gjergji i cili foli në cilësinë e autorit të librit “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”, në bashkëbotim ITSHKSH - “Drita”. Ai elaboroi telegrafikisht tërësinë përmbajtësore të këtij libri dhe u angazhua që figura e Nënës Tereze të jetë vazhdimisht e pranishme në jetën tonë publike e kulturore. 
 
Në tribunë diskutuan edhe të ftuar e të pranishëm të tjerë me ç’rast, secili prej tyre shprehu vlerën e patjetërsueshme të nobelistes shqiptare duke përfshirë edhe Gjon Antonin – familjar Nënës Terezë nga të dy prindërit duke sjellë para të pranishmëve kujtesë nga takimet me Nënën Tereze ku i fundit ishte në Romë – tre muaj para se të ndërronte jetë nobelistja shqiptare.
 
Gjithashtu, në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” u hap ekspozita me fotografi nga rrugëtimi jetësor i Nënës Terezë.
 
List of videos