NJOFTIM PËR SALLAT E LEXIMIT
Regjistrim falas në bibliotekë
Regjistrim falas në bibliotekë
31.05.2022 | 15:02
Për nder të 1 qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” –
Vizitë e znj. Arta Balaj
Vizitë e znj. Arta Balaj
17.05.2022 | 12:38
Sot, për vizitë në institucionin e bibliotekës erdhi drejtoresha e Kulturës së komunës së
Vizitë nga Kopshti Dua
Vizitë nga Kopshti Dua
26.04.2022 | 13:24
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës, vatër e leximit, por mikëpritëse e vizitorëve edhe nga
Donacion pajisje robotike
Donacion pajisje robotike
27.01.2022 | 15:29
Në kuadër të projektit “Qytetari Digjital”, mundësuar nga IRIM (Instituti për Zhvillimin e Rinisë
Libra të dhuruara
Libra të dhuruara
20.09.2021 | 13:29
Sot, institucionin e bibliotekës e vizituan, Jashar Alia dhe Agim Sylejmani, autor të disa librave
Vizitë nga Q.E. "Bardha"
Vizitë nga Q.E. "Bardha"
18.08.2021 | 01:19
Sot, nën përkujdesjen e mësueseve, Blerta Brahaj, Gresa Simnica, Azra Baxhaku, Gresa Mazreku,
NJOFTIM PËR SALLAT E LEXIMIT
08.10.2020 | 12:48
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” pas punës dymujore të ofrimit të shërbimeve huazimi i librit
do të rifillon punën me sallat e leximit nga dita e premte 9 tetor 2020 . Ky veprim bëhet në përputhje me  masat e udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Kulturës  dhe organet tjera të Komunës së Prishtinës. 
Pasi janë bërë të gjitha përgatitjet, për kushte pune në situatë epidemie,  rifillojmë me 40% të kapaciteteve të hapësirave për lexim që i bie  gjithsej 135. Në dy javët e para do të punohet pesë ditë të javës nga ora 8.15 e deri në orën 16.00. Nëse shkon puna në rregull dhe pa pengesa që në javën e dytë do të fillojmë me orar të plotë do të thotë nga 8.00 – 19.00, në dy ndërresa, duke përfshi këtu edhe ditën e shtunë (8.oo-13.00).
Krahas përgatitjeve tona, në mënyrë që puna të shkojë mirë, lexuesit përkatësisht anëtarët e kësaj biblioteke i njoftojmë me masat që detyrimisht duhet të respektohen: 
1.Bartja e maskës në ambiente është e detyrueshme, askush pa të nuk mund të hyn brenda;
2.Respektimi i distancë së paku 1. 5m është obligativ;
3.Lexuesve do tu matet temperatura në hyrje të  ndërtesës së bibliotekës;
4.Dezinfektuesi i duarve po ashtu do të jetë në hyrje të objektit dhe përdorimi i tij është i domosdoshëm;
5.Secila tavolinë ka numri e vetë. Lexuesi duhet merr së pari numrin te librari e pastaj të ulet në vendin e caktuar. Personi që liron ulësen është i obliguar që numrin e tavolinës ta dorëzon te librari;
6.Ndalohet mbledhja në grupe (nga 2 e më shumë) në të gjitha hapësirat e bibliotekës;
7.Ndalohen shëtitjet e lëvizjet e pa nevojshme në hapësirat brenda objektit;
8.Kushdo  nga  përdoruesit  e hapësirave që shkel këto rregulla do të largohet nga hapësirat e bibliotekës;
9.Askush nga përdoruesit e librave nuk mund të shërbehet vetë. Këtë shërbim e bënë vetëm librari. 
Duke ju uruar mirëseardhje besojmë në bashkëpunim e mirëkuptim reciprok.
List of videos