Njoftim për masat anti-Covid
Njoftim për masat anti-Covid
19.08.2021 | 11:09
Të nderuar punëtor dhe lexues ! 
Ju njoftojmë se, nga nesër, 20 gusht 2021, duhet të zbatohet vendimi i qeverisë së Kosovës, në pikat si mëposhtë:
 
Pika 35 
Bibliotekat, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.
 
Pika 8 
Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.
 
Pika 17
Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:
17.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
17.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
17.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
17.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë. 
 
Pika 20 
Personat nën moshën 16 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 17.
 
Duke respektuar masat mbrojtëse, ne ruajmë veten dhe të tjerët. 
Ju faleminderit për mirëkuptim ! 
Munish Hyseni
Drejtor
Njoftim për 28 nëntor
25.11.2022 | 02:25
NJOFTIM PËR ORAR
27.06.2022 | 12:21
Njoftim për pushim
28.04.2022 | 11:04
Njoftim për lexues
13.09.2021 | 11:22
Njoftim për lexuesit
29.08.2021 | 13:23
Njoftim për masat anti-Covid
19.08.2021 | 11:09